Është një biznes familjar i themeluar nga Samir Canaj në vitin 1994 në Shkodër, në veri të Shqipërisë. Ne e filluam biznesin tonë si një kompani distribucioni në industrinë e ushqimeve dhe pijeve. Në vitin 2020, Canaj sh.p.k ndërton fabrikën “CANAJ FACTORY” në Bjeshkët e Malësisë së Madhe, Tamarë.
Fabrika ndodhet në një zonë malore, me një klimë të pastër dhe të pasur me
burime ujore.
Uji buron në një lartësi 1561 m mbi nivelin e detit nga vargmalet e
Alpeve Shqiptare, Maja e Sokolit, Shkodër, Shqipëri.
Ne përdorim ingredientët e cilësisë më të lartë në produktet tona.
Frutat që përpunohen për linjën tonë të prodhimit vijnë nga plantacione
organike në afërsi te fshatrave. Frutat rriten me shumë përkujdesje dhe
angazhim.
Në fabrikën tonë përpunohen fruta të tilla si: kumbulla,
luleshtrydhe, mollë, portokall, vishnje, pjeshkë, shega, boronica, fiq,
...etj. Ne gjithashtu përpunojmë domaten.
Të favorizuar nga lokacioni i fabrikës sonë ne përpunojmë dhe fruta
të egra si: boronica, manaferre, dhe shega.
CANAJ Production & Distribution është certifikuar në ‘Standard EN-ISO
22000: 2018’ dhe ‘EN-ISO 22000: 2005’, gjithashtu është i implementuar
sistemi HACCP ‘Standard UNI 10854: 99’.
Kompania është në përputhje me të gjitha rregulloret e zbatueshme të
Sigurisë Ushqimore dhe Mjedisit në Shqipëri dhe BE.
Kompania ka laboratorin e saj të brendshëm për të testuar lëndët e para dhe produktet përfundimtare, në mënyrë që të sigurohet se cilësia është brenda kufijve të pranueshëm dhe në përputhje me rregulloret përpara se të shpërndahet në tregun tonë vendas ose të eksportohet jashtë Shqipërisë.